OBSH me rekomandime të reja për parandalimin nga turbekulozi
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot rekomandoi qasje të re në testimin dhe kurimin e personave të sëmurë nga turbekulozi, para së gjithash në grupet me rrezik të lartë, siç janë fëmijët e vegjël dhe të infektuarit me virusin HIV.
Qëllimi i rekomandimeve të reja është që sigurohet qasje më e ndryshme në testimin dhe kurimin e personave me infeksion latent të turbekuloz (LTBI).
Bëhet fjalë për persona te të cilët infeksioni latent me turbekuloz mund të rritet në atë aktive, nëse nuk marrin trajtim përkatës.
“Drejtimet e reja të OSHB-së do t’u ndihmojnë vendeve në parandalimin e turbekulozit dhe do të kontribuojnë në dhënien fund të epidemisë të kësaj sëmundje”, deklaroi drejtoresha e Programit të OBSH-së për luftë kundër turbekulozit, Tereza Kasaeva.
Sipas saj, me sigurimin e trajtimit përkatës për parandalimin e zhvillimit të turbekulozit latent në atë aktiv, do të shpëtohen një numër i madh i jetëve.