E mrekullueshmja Kate!

Dukesha e Cambridge mrekullon sërish, duke u shfaqur në mbrëmjen gala që u zhvillua në Royal Albert Hall, për të startuar numërimin mbrapsht të Lojërave Olimpike të Londrës. 

Kate kishte zgjedhur një fustan të mrekullueshëm te Jenny Packham, ndërsa sandalet 450 paund ishin të Jimmy Choo. 

Kate dhe bashkëshorti i saj, princi William u shfaqën në këtë mbrëmje si një çift shumë i këndshëm dhe i lumtur, ndërsa dukesha tërhoqi mjaft vëmendjen e të pranishmëve. 

Zakonisht Kate për evente të tilla zgjedh të mbajë flokët e lëshuar, ose gjysmë të kapura, por këtë radhë mbante një model tepër interesant, që pritet të bëhet shpejt trend edhe për zonjat e tjera. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button