Sulmet kamikaze në Siri

Kryeministri sirian, Adel Safar vizitoi vendin e sulmit të dyfishtë kamikaz në kryeqytetin Damask që vrau dhjetëra vetë e plagosi me qindra. 

Shpërthimet sipas tij, kishin për qëllim të godisnin vullnetin e Sirisë, jetën, sigurinë dhe stabilitetin e njerëzve të saj. 

55 persona vdiqën në sulmet e së enjtes, për të cilat qeveria fajësoi terroristët, ndërsa mbështetësit e opozitës ia drejtuan gishtin qeverisë deri në momentin kur përgjegjësinë e mori publikisht grupi islamik “Fronti al Nusra”.
Raportet për episode dhunë e gjakderdhje vazhdojnë të mbërrijnë nga i gjithë vendi. 

Të pakten katër vdekje janë regjistruar vetëm gjatë ditës së dielë, përfshirë një person të vrarë nga një snajper në Hama. 

Orët e vona të së premtes, një shpërthim i fuqishem tronditi qytetin më të populluar të vendit, Alepon, duke vrarë një roje në zyrat e partisë së presindetit Assad, Baath. 

Damasku dhe Alepo janë shndërruar ngadalë në skenat e reja të dhunës në Siri këto muajt e fundit. Alepo, një qytet tregëtar e për një kohë të gjatë bastion i mbështetësve të Assadit, ishte kursyer në masë të madhe nga episodet që tronditën pjesë të tjera të vendit përgjate rebelimit të përgjakshem 14 mujor. 

Por, protestat e vala e dhunës që e ka përfshirë këto kohë, sinjalizon një ndryshim të qënësishëm. 

Raportet për vazhdimin e dhunës kanë hedhur hije serioze dyshimi mbi efektshmerine e planit të paqes së mbështetur nga OKB. Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit në 12 prill, në të gjithë Sirinë, sipas akvistitëve vendas, janë vrarë më shumë se 1.000 vetë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button