Turqia: Situatën në Manbixh mund ta zgjidhim përmes dialogut me SHBA-në

Kështu ka deklaruar zëdhënësi kryesor për qeverinë turke, Bekir Bozdag, sipas të cilit diferencat që ekzistojnë mes dy palëve mund t’i zgjidhin përmes dialogut me Shtetet e Bashkuara, njfton REL.

Ai ka njoftuar se operacioni në Afrin do të vazhdojë ashtu sikurse është planifikuar.

Sipas tij qeveria siriane do të vuloste ndarjen e shtetit, nëse do të intervenonte në këtë rajon.

Turqia ka nisur muajin e kaluar një operacion në rajonin Afrin të Sirisë, ndërsa ka kërcënuar se mund të depërtojë deri në Manbixh, aty ku janë stacionuar trupave e kurdëve të Sirisë.

Një hap i tillë do të mund të dërgonte në përballjen e forcave turke me trupat amerikane, të cilët gjenden në këtë pjesë.

Bozdag, i cili është edhe zëvendës-kryeministër i Turqisë, i ka bërë këto komente, në një konferencë për media, pas mbajtjes së një takimi qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button