Tetovë, prindërit e kanë rrahur vajzën për shkak se nuk ua ka dhënë rrogën

Një vajzë 24-vjeçare me iniciale S.Xh. nga Tetova mbrëmë në polici ka denoncuar dhunë familjare nga prindërit e saj që është kryer rreth orës 22:00, njofton Portalb.mk.

Së pari në dhomën e saj ka hyrë nëna e saj dhe ka kërkuar që t’ia japë rrogën, por S.Xh ka kundërshtuar dhe kështu nëna e saj e ka tërhequr për flokë dhe më pas babai i saj disa herë e ka goditur me grushte në kokë dhe nëpër trup duke i shkaktuar lëndime trupore.

Më vonë prindërit M.Xh. (41) dhe M.Xh. (44) janë ftuar në stacionin policor. Policia njofton se po punohet në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button