Reshjet bien në qytetin e thatë
Kur parashikimi doli i vërtetë dhe shiu ra, banorët e Cape Town në Afrikën e Jugut u lumturan dhe dolën jashtë për të ndjerë ujin mbi lëkurën e tyre, transmeton Top Channel.
Që prej janarit, banorët mund të përdorin vetëm 50 litra ujë për person në ditë, sasi që mjafton për një dush të shkurtër, një zbrazje e depozitës së banjës, si dhe një lavatrice me rroba në javë.
Në internet, shiu i shkurtër u komentua gjatë nga banorët dhe mes komenteve të pëlqyera ishte ai që thoshte se edhe reshjet janë shkurtuar për shkak të ligjit për kufizimin e ujit.
Pas shiut, i vetmi i mërzitur në Cape Town ishte pastori Paseka “Mboro” Motsoeneng, i cili tha se ishte lutur për shiun dhe si profet i vërtetë që është e mbajti premtimin, por mediat nuk i kishin kushtuar rëndësi.
Fatkeqësisht për banorët e qytetit zor se ky shi i zgjidh problemet e tyre dhe ata presin me frikë datën 11 maj, apo ditën zore, kur është parashikuar se rubinetat në shtëpitë e tyre nuk do ët nxjerrin më ujë.