Puçi në Turqi, dënohet me burg dy funksionarë shtetëror

Ish-prefekti i Stambollit, Hysein Avni Mutllu dhe ish-drejtori i policisë së Stambollit, Hysein Çapkën, të cilët janë arrestuar dhe dërguar në burg me akuzën për ndërlidhje me organizatën terroriste të predikuesit islamik Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e konsideron si organizator të përpjekjes së pasuksesshme të grusht shtetit, i morën aktvendimet gyqësore përfundimtare.

Gjykata, Mutllut i shqiptoi dënim me burg prej tre vjetëve, ndërsa Çapkënit prej dy vjet e një muaj.

Duke e pasur parasysh kohën e kaluar të burg para marrjes së aktvendimit përfundimtar, gjykata e lëshoi të lirë Mutllun. Çapkën mbetet në burg dhe do ta kryejë pjesën tjetër të dënimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button