MPB: padi penale ndaj kërcënuesit për vrasje të kryeministrit Zoran Zaev

Policia do të ngrit padi penale kundër personit i cili në rrjetin social Fejsbuk e ka kërcënuar me vrasje kryeministrin e Maqedonisë dhe liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë periudhës paraprake janë detektuar gjashtë vepra penale për kërcënim të kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, të njëjtat kanë qenë të dokumentuar dhe janë dërguar për njoftim te Prokuroria Publike dhe rrjeti social Fejsbuk.

Krahas kësaj, nga dokumentet e grumbulluara të gjashtë veprave penale është zbuluar personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “kërcënim i sigurisë”.

Nga MPB njoftojnë se në mënyrë të njëjtë veprojnë edhe ndaj veprave penale që kryhen ndaj qytetarëve të tjerë të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button