Arrestohen dy persona nga Kërçova dhe tetë shtetas të huaj pa dokumente

Nëpunësit policorë të Stacionit policor Gjevgjeli mbrëmë gjatë një kontrolli të automjetit motorik “Audi A4” me targa të Kërçovës i drejtuar nga B.A. (41) nga fshati Sërbicë e Kërçovës, i cili ka qenë së bashku me A.N. (39) nga fshati Arangjel i Kërçovës, i kanë zbuluar tetë shtetas të huaj nga Irani, Iraku, Pakistani dhe nga Turqia të cilët nuk kanë pasur dokumente për ta kaluar kufirin shtetëror.

MPB informoi se këta persona janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur Meçkin Kamen në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë për rastin do të shtrohet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button