Martesë mbi kanion; dy ekuilibristët, spektakël në 121 m lartësi (VIDEO)

Ryan Jenks dhe Kimberly Weglin e çuan lidhjen në kurorë në lartësi të reja. Dhe kjo, ne kuptimin e parë të fjalës.

Çifti i tha betimet e martesës në 121 metra lartësi mbi kanionin e Utah-s, duke qëndruar në një rrjetë rezistente prej 600 metrash katrorë, transmeton TCH.

Poshtë ishte humnera, njerëz të tjerë do ta kishin tejet të vështirë një pamje e tillë, por Ryan dhe Kimberly janë ekuilibristë. Kjo ishte dhe arsyeja qe i shtyu të dalin me një ide kaq të guximshme.

“Na pëlqen që të dyve ecja mbi litar. te dy e kemi kthyer ate ne pjese te rendesishme te jetes sone ndaj ishte shume e lehte qe te vendosnim se ku do te martoheshim”, shprehet dhëndri.

Për të përmbushur këtë dëshirë, çifti përdori një rrjetë nga ato që vendosen zakonisht mbi kanione, por duke i bere disa rregullime.

“Normalisht, rrjeta të tilla kanë një të çarë në mes nga ku njerëzit të mund të hidhen. Kështu që ne na u desh ta mbushnim atë dhe ta bënim sa më të qëndrueshme”, u shpreh nusja.

Aq e fortë u bë rrjeta, sa e vetmja gjë qe mund te luhatej aty ishin vetëm nervat. Tani që ndodhen në terren të sigurt, Jenks dhe Weglin e kanë nisur mjaft të balancuar jetën e tyre të re martesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button