Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës

Për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë në orën 19:50 minuta është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese, informuan sonte nga Qendra informative e dispeçerit të NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugë e shtetit po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit ku në disa vende ka mbetje të borës së shkrirë në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Në Mavrovë reshjet janë të shiut dhe të borës.

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 10-15 metra ka në aksin rrugor Mavrovë-Anët e Mavrovës. Në disa akse rrugore të cilët kalojnë nëpër grykat është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të imëta të dheut.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Theksojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë akset rrugore të kalueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button