Çaj, alkool, duhan – treshja që ju rrezikon nga kanceri

Nëse pini duhan ose alkool çdo ditë, duhet ta lini çajin të ftohet para se ta shijoni. Konsumimi i çajit ndërkohë që është shumë i nxehtë mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit në fyt, sugjeron një studim i ri.

Shkencëtarët thonë se konsumimi i çajit të ngrohtë (që të djegë fytin) mund të dyfishojë deri pesëfishojë rrezikun për zhvillimin e kancerit të fytit, por vetëm tek njerëzit që konsumojnë gjithashtu alkool dhe duhan.

Kanceri i fytit është kanceri i 8 më i përhapur në të gjithë botën, dhe shpesh është edhe fatal, ku shkakton vdekjen e gati 400 mijë njerëzve çdo vit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Hulumtimin ndaj Kancerit. Ky lloj kanceri shkaktohet zakonisht nga dëmtimet e përsëritura në fyt për shkak të duhanit, alkoolit, acidit refluks dhe, ndoshta, edhe nga konsumimi i lëngjeve të nxehta.

Gjatë studimit, më i madhi i këtij lloji, u monitoruan nga afër 500 mijë kinezë për 9 vite. Pjesëmarrësit ishin të moshës 30-79 vjeç dhe nuk vuanin nga ndonjë lloj kanceri. Në fillim të studimit pjesëmarrësit treguan se në çfarë temperature e konsumonin çajin (domethënë “të ngrohtë”, “të nxehtë” apo “përvëlues”) dhe nëse pinin alkool apo duhan. Pas 9 vitesh, shkencëtarët zbuluan 1731 raste me kancer në fyt, ku 1,106 ishin meshkuj dhe 625 femra.

Sipas prof. Jun Lv, tek Departamenti i Epidemiologjisë dhe Biostatistikave tek Universiteti Peking, në Kinë, për njerëzit që konsumojnë alkool ose duhan – ku të dy njihen si shkaktarë të kancerit në fyt – konsumimi i çajit të nxehtë ose përvëlues e rrit edhe më shumë rrezikun për zhvillimin e këtij lloji të kancerit.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button