Integrimi në BE, Norvegjia dyfishon përkrahjen financiare ndaj Maqedonisë

Mbretëria e Norvegjisë do të dyfishojë përkrahjen financiare ndaj Maqedonisë, bëri të ditur ambasadori i saj, Arne Bjornstad në takimin e realizuar sot me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Mbretëria e Norvegjisë në periudhën e ardhshme do ta dyfishojë përkrahjen financiare për Republikën e Maqedonisë. Pjesa më e madhe mjeteve nga kjo do të thotë rritje e konsiderueshme e pjesëmarrjes së Norvegjisë në nxitjen e politikave të shtetit, të dedikuara për formimin e fondit socio-ekonomik për zhvillim të rajoneve të pazhvilluara në Republikën e Maqedonisë”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Siç thuhet më tej në kumtesë, ambasadori i Norvegjisë ka theksuar se një pjesë e mjeteve financiare dedikohen për procesin e përgatitjes së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe për përkrahje të arsimit ndëretnik në Republikën e Maqedonisë që realizohet nëpërmjet organizatës Qendra Nansen Dialog.

Krahas përkrahjes financiare, në takimin Zaev – Bjornstad është biseduar edhe për intensifikimin e bisedimeve për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, duke e përgëzuar të njëjtin.

Zaev - Bjornstad
Zaev – Bjornstad

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button