Vlahutin i dorëzon Metës Strategjinë e KE-së

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në takim ambasadoren e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi presidentit Meta Strategjinë e re të Komisionit Evropian si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net.

Meta e vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më madh, si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohen me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë, për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button