Antikorrupsioni do ta hetojë konfliktin e interesit në Këshillin e Prokurorëve

Komisioni për Antikorrupsion ka hapur dy procedura për konstatim nëse ekziston konflikt interesi gjatë zgjedhjes së prokurorëve për ndjekjen e krimit të organizuar në Këshillin e Prokurorëve. Për këtë, dje kanë vendosur Antikorrupsioni në seancë, e cila ka zgjatur rreth katër orë, pa praninë e opinionit, njofton Portalb.mk.

Seanca e radhës e Antikorrupsionit është paralajmëruar që nga e premtja, por megjithatë pa arsyetim kanë vendosur që të mblidhen dhe të diskutojnë prapa  dyerve të mbyllura.

Rasti i parë është, nëse mbesa e kryetarit të Këshillit të Prokurorit, Kole Shteriev, Marija Gjorgova është zgjedhur për prokuror në kundërshtim me ligjin.

Shteriev, edhe pse për mbesën e tij ka votuar përmbajtur, ndërkaq është arsyetuar se ka qenë në seancë vetëm që të sigurojë kuorum, ai tha se në lidhjet farefisnore nuk njeh konflikt të interesit.

Përveç zgjedhjes së mbesës së kryetarit të Këshillit, Komisioni për Antikorrupsion, do të konstatojë nëse ka konflikt të interesit edhe gjatë votimit për mandatin e ri të prokurores Lidija Raiçeviq në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Ajo është e akuzon për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash bashkëshortin e koleges së saj, Fidanka Rajevska, e cila megjithatë e ka përkrahur rizgjedhjen e Raiçeviqit. Megjithatë, ajo nuk mori mandat të ri, pasi që Këshilli ka konstatuar se nuk ka pikë të mjaftueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button