Pjesëtarët e familjes turke gjenden të vdekur në Gjermani

Një familje turke me 4 pjesëtarë është gjetur e vdekur në shtëpinë e tyre në rajonin Baden-Württemberg të Gjermanisë raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë në Reutlingen, Christian Wörner, në një deklaratë për AA është shprehur se 4 persona nga të cilët 2 fëmijë, anëtarë të një familjeje turke janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Esslingen.

Duke vënë në dukje se ngjarja e ndodhur është tragjike, Wörner, tha se sipas hetimeve paraprake shkaku i vdekjes është për shkak të helmimit nga monoksid karboni.

Wörner tha se ekipet e zjarrfikëses dhe të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punimet në shtëpinë ku janë gjetur trupat e pajetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button