Maqedonia dhe Franca do t’i përforcojnë lidhjet tregtare

 Ministri për Përmirësimin e Klimës Investuese për Kompanitë Vendore Zoran Shapuriq dhe ministrja për Tërheqjen e Investimeve të Huaja Zorica Apostolska sot u takuan me ambasadorin francez në Maqedoni Kristian Timonie dhe drejtorin e zyrës “Bussines France” me seli në Athinë, Pier Linjo.

Në takim, ashtu siç informon kabineti i ministrit Shapuriq, ambasadori Timonie e theksoi interesin e kompanive franceze për rajonin,  i përshëndeti aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe e përmendi përkrahjen e Francës në këtë proces.

Drejtori Linjo e ka prezantuar forumin e ardhshëm ekonomik “Franca-Ballkani 2018” që do të mbahet në Beograd më 30 dhe 31 maj. Ky, ashtu siç citohet, është forumi i tretë dhe është vazhdim i proceseve të filluara nga Procesi berlinas dhe Samiti në Paris.

Në forumin ekonomik do të marrin pjesë kompani nga Franca së bashku edhe me 12 delegacione dhe kompani nga vendet e rajonit. Pritet prania e më shumë se 250 pjesëmarrësve, të cilët do të fokusohen në pesë sektorë: agroindustri, infrastrukturë, IT (teknologji të reja), energjetikë me fokus të burimeve të rinovueshme dhe turizëm.

“Forumi ekonomik do të paraqesë mundësi të shkëlqyer për kompanitë e Maqedonisë t’i prezantojnë prodhimet e tyre dhe shërbimet me qëllim që të realizojnë partneritet të biznesit dhe bashkëpunim me kompanitë franceze. Pjesëmarrja e kompanive të Maqedonisë në forumin ekonomik është falas”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Timonie e ka theksuar vlerën e forumit në procesin e përforcimit të lidhjeve tregtare mes Francës dhe Maqedonisë.

Ministrat Shapuriq dhe Apostolska kanë shprehur falënderime për mundësinë e cila u ofrohet kompanive të Maqedonisë dhe e kanë përsëritur përpjekjen e Qeverisë të shprehur përmes Planit për rritje ekonomike për stimulim dhe përkrahje të konkurrencës së kompanive vendore, si dhe rrjetëzimin e tyre me kompanitë e huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button