Për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të shfrytëzohen programet evropiane

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore duhet të paraqiten më shumë për pjesëmarrje në projekte të financuara me programet e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh kapacitetin dhe interesin për bashkëpunim me ato nga kompanitë e huaja.

Këtë e rekomanduan sot nga Rrjeti Evropian i Mundësive të Biznesit në Maqedoni (EEN Maqedoni), pjesë e rrjetit më të madh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili është i përfshirë në programet evropiane KOSME dhe Horizont, që kompanive u ofron ndihmë në shfrytëzimin e mundësive nga tregu evropian.

Të dhënat nga EEN Maqedoni tregojnë se u nisur nga fusha me interes më të madh dhe shkallë të suksesit kanë firmat nga sfera e TIK.

Viktor Stojmanovski, projekt menaxher në EEN Maqedoni, shpreson se këtë vit do të ketë  përfitim të drejtpërdrejtë nga Instrumenti për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Në nivelin e tërë rrjetit të asaj që është paraqitur dhe asaj që është arritur shkalla e suksesit është pesë për qind. Islanda është jashtëzakonisht e suksesshme me 13 për qind. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë duhet më shumë të paraqiten, ndërsa ata që janë paraqitur evaluim kalojnë mirë. Shpresojmë që këtë vit do të kemi përfitim të drejtpërdrejtë nga Instrumenti për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Në fushat e tjera gjenden dhe paraqiten”, tha në konferencën për media Stojmanovski .

Në Rrjetin Evropian të Mundësive të Biznesit janë përfshirë 600 organizata partneriteti dhe mbi 3.000 ekspertë. Mesatarisht 52.000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme për çdo ditë të fitojë këshilla prej ekspertëve nga rrejti në drejtim të avancimit të inovacioneve,  rritjes dhe internacionalizimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button