Moti i keq, kryebashkiakja e Gjirokastrës thirrje qeverisë: Të shpallet gjendja e emergjencës

Në një shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës pasi gjendja e krijuar nga përmbytjet nuk mund të përballohet nga pushteti vendor, raporton për ‘BalkanWeb’ gazetarja Brikena Metaj. Për këtë arsye kryebashkiakja Rami kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror.

Rami bën një pasqyrë të situatës së rrëshqitjeve të dheut në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat është zaptuar nga balta dhe dy banesa private rrezikojnë shembjen, në “Cfakë” dhe lagjen “Punëtori” ku sërish paraqiten probleme me banesat, ndërsa për banorët është dhënë urdhri i menjëhershëm i evakuimit.

Përveç problemeve të shumta brenda në qytet, shkresa zyrtare jep një panoramë të të gjitha problematikave në Bashkinë Gjirokastër, ku disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa akset kryesore rrugore kanë probleme me qarkullimin.
shkresa 1
shkresa 2
shkresa 3
shkresa 4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button