Normalizohet qarkullimi në rrugën Jegunovcë-Radushë

Sot rreth orës 9, është normalizuar komunikacioni në rrugën nga fshati Jegunovcë drejt fshatit Radushë të Shkupit.

Për shkak të vërshimit të ujit nga Lumi i Madh, komunikacioni në këtë drejtim rrugor ishte në ndërprerje të plotë, informojnë nga LAMM.

LAMM informon se komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa. Reshjet e borës me intensitet të mesëm ka në pjesën malore Bukovë, ku në pjesë caktuara të rrugës ka pjesë të shtresuara të borës nëpër korsi.

Reshje të borës me intensitet të dobët ka në pjesën malore Strazhë dhe në Krushevë, që për momentin nuk shtresohen në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button