Britania lejoi trajtimin për lindjen e foshnjës me ADN-në e tre personave

Personat zyrtarë britanikë për fertilitet sot u dhanë leje mjekëve të një klinike në Anglinë Verilindore me të cilën do të mund të zbatojnë trajtim për lindje të foshnjës nga ADN-ja e tre personave, dy gra dhe një burrë, transmeton MIA. 

Ky trajtim do të duhet t’u ndihmojë të dy grave të pengojnë që fëmijët e tyre të trashëgojnë sëmundje vdekjeprurëse gjenetike.

Trajtimi do të duhet t’i zgjidhë problemet lidhur me mitokondrinë e cila me anomalitë mund të sjellë deri në gjendje siç është distrofia muskulore dhe dobësi e muskujve.

Kjo është hera e parë që autoritetet britanike të lejojë zbatim të një trajtimi të këtillë, i cili paraprakisht është bërë gjatë lindjes së një foshnjeje në Meksikë në vitin 2016 me ndihmën e terapisë eksperimetale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button