Në Gjykatën Penale kanë mbërritur 1.986 kërkesa për amnisti

Në Gjykatën Penale deri më sot kanë mbërritur 1.986 kërkesa lidhur me Ligjin për amnisti, me ç’rast një pjesë e kërkesave, siç njoftojnë nga Gjykata, mund të jenë për një person të njëjtë i cili është i dënuar në më shumë lëndë.

“Këshillat penale nga Sektori për veprat penale të të rriturve dhe sektori për Krim të organizuar dhe korrupsion, siç informuam edhe paraprakisht, punojnë vazhdimisht dhe të gjitha vendimet e sjella menjëherë dorëzohen në institucionet e burgjeve, prej nga kanë mbërritur, për veprim të mëtejshëm”, thuhet në kumtesën nga Gjykata.

Theksojnë se duke e pasur parasysh pjesën më të madhe të kërkesave, të cilat ende po mbërrijnë në Gjykatë, Këshillat penale vazhdojnë me punë edhe gjatë fundjavës gjithçka me qëllim që të respektohet afati i konfirmuar ligjor për veprim i cili fillon të përllogaritet nga dita e pranimit të kërkesës dhe të njëjtat menjëherë dërgohen deri te institucionet, ndërsa pasi do të veprohet për të gjithë kërkesat e mbërritura, do të mund të dalim me numër konkret të vendimeve të sjella.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button