Në ditët e sotme, vrulli me të cilin jetojmë përditshmërinë tonë, mes angazhimeve në punë, familjes, shoqërisë dhe shumëçka tjetër që ndërton stilin e jetesës së gjithsecilit prej nesh, na bën më praktik në gjetjen e zgjidhjeve të momentit. Kjo edhe kur vjen puna tek një nga gjërat më të rëndësishme që lidhet direkt me shëndetin tonë: ushqimi!
Mund të bëjmë një “pakt” me shijen apo shëndetin, mjafton që të mbushim stomakun dhe kaq! E pikërisht këtu kemi bërë gabimin më të madh, që mund të çojë në pasoja të pakthyeshme. Nëse i hedhim një sy listës me ushqimet e cilësuara si kërcënim potencial për ne, ndoshta do të kuptojmë se sa gabime bëjmë me përzgjedhjen e produkteve që përmban regjimi ynë ushqimor, transmeton Revista Class.
Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH), jep alarmin lidhur me produktet e mëposhtme, që me gjasë i kemi shumë pranë nesh. Ndaj, është koha t’i hiqni menjëherë nga frigoriferi apo tryeza, përpara se këto lloj ushqimesh t’ju rrezikojnë vërtet shëndetin. Ah, keni neps? Nuk bëni dot pa sheqerin apo gjërat e ëmbla? Ka gjithmonë një zgjidhje. Ju mund t’i zëvendësoni ushqimet tuaja të preferuara, me të tjera produkte që janë më pak të dëmshme për shëndetin tuaj. Na besoni!
1
Proshuta Ky lloj mishi i përpunuar, shkakton probleme serioze që lidhen me presionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të natriumit. Në këtë familje, futen edhe produkte të tjera si sallami, suxhuku, etj.
2
Margarina Është tashmë e vërtetuar! Nëse konsumoni margarinën, do të krijoni një sasi toksike në organizëm që dëmton realisht mëlçinë. E përbërë nga yndyrna të patretshme, rritja e nivelit të kolesterolit do të shkatojnë dëmtim të enëve të gjakut, e për rrjedhojë edhe pasoja serioze në shëndetin tuaj.
3
Pijet e gazuara Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vë theksin tek fakti që nëse konsumoni dy pije të gazuara në javë jeni të prirur të dyfishoni rrezikun e zhvillimit të kancerit të pankreasit. Ndaj, sasia e lartë e sheqerit, dhe kimikateve me të cilat përpunohen këto pije i bën ato potencialisht kërcënuese për shëndetin.
4
Patatina Për shkak të përpunimit në temperatura të larta, patatinat përmbajnë acrilamid, një substancë kancerogjene, e cila sjell dëmtime të rënda tek të gjithë ata që i konsumojnë. Ndaj, prindër, mbajini larg fëmijët nga patatinat (që me gjasë janë ushqim i preferuar i tyre).
5
Sheqeri Konsumimi i sheqerit, mund të shkatërrojë sistemin nervor me 50%, ose ca me keq sjell efekte negative në tru. Gjithashtu, sheqeri shihet si arsyeja kryesore e shkaktimit të sëmundjes së diabetit dhe obezitetit, si edhe një sërë problemesh të tjera me sistemin tretës, mëlçinë, pankreasin, etj.
6
Miell i bardhë E dinit që gruri gjatë përpunimit humbet vlerat ushqyese? Prandaj evitojeni. Mielli i bardhë ndikon shumë në dëmtimin e pankreasit, ndërsa konsumimi pa kriter i tij sjell nivele të pabalancuara të insulinës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.