Maqedonia do ta ngritë nivelin e sigurisë kibernetike

Maqedonia do të sjellë ligj të ri për sigurimin e nivelit të lartë të sigurisë në rrjetet dhe sistemet informatike i cili do të harmonizohet me standardet e BE-së. Ministritë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e Mbrojtjes dhe e Punëve të Brendshme punojnë në vlerësimin e pjekurisë së kapaciteteve për siguri kibernetike në shtet me mbështetje të Bankës Botërore dhe ekspertë nga Qendra globale për kapacitete në sferën e sigurisë informatike në Universitetin Oksford. Në raportin që do të përgatitet, do të japin rekomandime për përmirësim të kapaciteteve në sferën e sigurisë informatike, në drejtim të marrjes së një hapësire më rezistente dhe inovative kibernetike në Maqedoni.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski sot deklaroi se Qeveria është e vetëdijshme se çështjen e sigurisë kiberetike nuk duhet ta shqyrtojë si çështje sektori dhe angazhohet për bashkëpunim të të gjitha institucioneve, sektorit privat, qytetar dhe akademik për përforcimin e sigurisë kibernetike në Republikën e Maqedonisë.

“Sulmet e suksesshme kibernetike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rrezikshme, ndërsa sulmuesit janë gjithnjë e më të vendosur dhe më të sofistikuar. Kaluan ditët kur siguria kibernetike trajtohej si TI problem, ndërsa mbrojtja e të dhënave vihej në vend të fundit”, theksoi Mançevski dhe paralajmëroi se në drejtim të sigurimit të nivelit të lartë të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informatike do të sillet ligj i ri për sigurimin e nivelit të lartë të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informative dhe ndryshim të ligjeve të caktuara ekzistuese.

Marko Mantovaneli, drejtor i Zyres së Bankës Botërore në Maqedoni, e përshëndeti nismën e Maqedonisë për ngritjen e vetëdijes dhe rëndësinë e sigurisë kibernetike.

Duke shtuar se TIK janë shumë të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit ekonomik theksoi se Banka Botërore investon në mbi 1000 projekte në mbi 110 vende në pjesën e teknologjisë informatike.

“Kërcënimet për sigurinë informatike mund t’i minojnë përfitimet nga TIK dhe prandaj në mënyrë që tërësisht t’i marrin përfitimet nga TIK, me rëndësi është të kuptohen rreziqet, si dhe mënyrat në të cilat duhet të zbuten”, deklaroi Mantovaneli.

Maqedonia, me këtë partneritet me Bankën Botërore po i bashkangjitet 60 vendeve të tjera të cilat e kanë kaluar këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button