Eksplodim në një shtëpi në Shkup: Një burrë në rrezik për jetë

Dramë e vërtetë ka ndodhur sot rreth orës 14:45 minuta në Shkup, kur në rrugën “Brisellska” ka pasur eksplodim në një shtëpi, njofton Portalb.mk.

J.I. ka paraqitur se në rrugën, në shtëpinë e fqiut, 92 vjeçar S.S. ka pasur eksploziv dhe më pas është lënduar 64 vjeçari M.S., i cili ka qenë i angazhuar për punë nga pronari i shtëpisë dhe gjatë asaj kohe ka salduar.

Më pas, në shtëpi është shkaktuar zjarr i cili është fikur nga fqinjët.

I lënduari me veturë të Ndihmës Urgjente është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku i janë konstatuar lëndime të rënda të marra nga eksplodimi i aparatit për saldim.

Person i lënduar është në rrezik për jetë ndërkaq, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë ekspertizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button