Dy vajza seksualisht janë ngacmuar nga një burrë 40-të vjeçar në Parkun e qytetit
Një burrë dyzetvjeçar dje pasdite në Parkun e qytetit te diskotekat seksualisht ka ngacmuar dy vajza.
Rastin e ka paraqitur në polici S.M.(19) nga Shkupi në orën 18 e 15 minuta, ndërsa ka ndodhur në orën 16 derisa ka qenë duke u shetitur së bashku me shoqen e saj nëpër Parkun e qytetit, në afërsi të diskotekave.
Në kumtesën citohet se në një moment ajo ka vërejtur një burrë, të moshës rreth 40 vjeç, i cili së pari u është afruar dhe i ka pyetur nëse duan të njoftohen. Pasi e kanë refuzuar është afruar pas stolit ku kanë qenë të ulura, pas së cilës denoncuesja dhe shoqja e saj e kanë vërejtur se si vetëkënaqet. S.M. dhe shoqja e saj janë ngritur dhe kanë shkuar drejt diskotekave, por personi ka shkuar pas tyre, pas çka menjëherë janë paraqitur në numrin e telefonit 192, ndërsa pas një kohe të shkurtër personi ka shkuar.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.