Ndryshon testi për të marrë patentën, pyetjet e reja nga 1 marsi 2018

Të gjithë ata që do të hyjnë në testin teorik në Shqipëri për të marrë lejë drejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B2 do të duhet të përgatiten për pyetje të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ripunuar pyetjet që aplikojnë në testimin teorik të kandidatëve, shkruan Class. 

Deri më 28 shkurt testet do të zhvillohen sipas pyetjeve të vjetra, kurse nga data 1 mars 2018 do të nisë aplikimi i pyetjeve të reja. Testet e reja do të zbatohen sipas të njëjtin udhëzim të miratuar nga ministria përgjegjëse për transportin, në prill të vitit 2016. Pyetjet e reja mund të aksesohen për secilën kategori të klasifikuar në faqen e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor dhe janë të ndara në 25 tema, ashtu sikurse sanksionohet në udhëzimin e ministrisë.

Kandidati, sipas udhëzimit, ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provës së teorisë duke filluar nga data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë.

Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.

Çdo kandidat ka të drejtë të japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes. Të gjitha autoshkollat në rastet e ndryshimeve njofton 30 ditë para, çka do të thotë se nga ana e DPSHTRR tashmë kjo është ezauruar si pikë. Në gjithë pyetjet teorike, 50 për qind e tyre janë pohime të vërteta dhe pjesa tjetër pohime të gabuara.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ore zoterinj keni vendosur disa pyetje ne testimin e teorise qe nuk kane lidhje fare me librin pyetje provokuese ku te cilen ke dy opsjone per te zgjedhur dhe per fat te keq je i detyruar te zgjedhesh ate gabim nuk kam kundershtim pse ka pyetje provokuese por sepse nuk jane te mirfillta provokuese. Shpresoj ti keni regulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button