Emrin s’e ndërrojnë, por në mënyrë “patriotike” e mbulojnë shkurtesën MK nga targat

Shpesh kemi parë që nëpër veturat me targa të Maqedonisë, të jetë e fshirë shkurtesa MK ose RM, ose mbi to, të jenë ngjitur etiketa të ndryshme me qëllim që gjatë kalimit të kufirit Maqedoni-Greqi, të mos kenë “probleme”, njofton Portalb.mk.

“Nuk dua të kem problem në kufi dhe nuk dua që grekët të më ngjisin etiketë se na pranojnë si Ish Republika e Jugosllavisë Maqedoni. Dhe kështu duhet që atë ta heq”, thotë njëri nga pronarët e veturës, që shenjën MK tërësisht e ka fshirë nga targat.

I pyetur nëse e di që për targa të tilla mund të gjobitet nga policie, i habitur përgjigje “e pse dënim?”.

Në pyetjen e MPB-së nëse është e lejueshme që të ndryshohet, gjegjësisht të “rregullohen” targat e veturave në këtë mënyrë dhe nëse dikush i ndryshon targat a mund të dënohen vozitësit. Ata thonë që kjo rregullohet me ligjin (numër 140/2008, 53/11, 123/12, 70/13, 164/13, 138/14, 154/15, 192/15 и 39/16).

Sipas nenit 36 të këtij ligji, nuk është e lejuar që të ndryshohen targat e veturave. Vetura nuk mundet që në komunikacion të lëvizë me targa të ndryshme, transmeton MKD.

“Targat regjistruese duhet të vendosen në pjesët e veturës që e ka paraparë prodhuesi i veturës, kështu që të jenë në vend ku mund të duken dhe të lexohen mirë, të mos jenë të dëmtuara dhe të mos jenë të fshehura apo të mbuluara”, thuhet në ligj.

Sipas MPB-së, nëse veprohet kundër këtyre dispozitave, pronari i veturës për këtë shkelje mund të dënohet me gjobë prej 100 eurove.

MPB nuk ka treguar se sa vozitës për këtë shkelje janë dënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button