Pas 120 vitesh vizitë në Liban nga një udhëheqës gjerman

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Liban për një vizitë zyrtare, duke shënuar vizitën e parë të nivelit të lartë nga ana e Gjermanisë në këtë vend brenda 120 viteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke takuar udhëheqësit e grupeve të ndryshme fetare në Drejtorinë e Dar al-Fatëa të Libanit, presidenti gjerman Steinmeier konfirmoi rolin e grupeve të besimeve të ndryshme për të ruajtur stabilitetin në rajon dhe për t’i sjellë komunitetet më afër për të jetuar në paqe.

Kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, duke shtuar se Libani nuk do të tolerojë asgjë që dëmton stabilitetin dhe unitetin e vendit.

Më pas, kryeministri libanez Saad Hariri priti Steinmeier me një ceremoni zyrtare, pasuar me një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e mëtejshëm.

Libani strehon një fluks të madh refugjatësh nga lufta në Siri, pavarësisht se është një shtet i vogël në Lindjen e Mesme me një popullsi prej 4.5 milion banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button