Janë shfuqizuar testet psikologjike për punësime në administratën shtetërore

HEQJA E TESTEVE TË PERSONALITETIT (TEST PSIKOLOGJIK) SI KUSHT PËR PUNËSIM

Do të shfuqizojmë testin jo efikas psikologjik, i cili vetëm se harxhon buxhetin dhe lë hapësirë më të madhe për korrupsion dhe manipulim nga ana e qeverisë dhe të afërmve. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 25 dhe 243)]

ARSYETIM:

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016 LSDM shfuqizoi testin psikologjik si kusht për nëpunësit në administratën shtetërore. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin e titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 25 dhe 243), është i realizuar. Testet psikologjike janë të shfuqizuara me ndryshimet në Ligjin për zyrtarët e administratës, të cilat Kuvendi i miratoi para dhjetë ditëve (15.01.2018)

Ndryshimet e përmendura dhe plotësimet e Ligjit për nëpunësit në administratë Qeveria i ka pranuar (si propozim prej Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë), në fillim të nëntorit të vitit të kaluar (2017) dhe i dorëzoi për miratim në seancën e rregullt të Kuvendit.

Me këto ndryshime ligjore, të cilat i miratoi parlamenti me 15 janar të vitit 2018 (me 59 vota “për”, asnjë “kundër” ose “të përmbajtur”), janë fshirë prej nenit 43 të Ligjit për nëpunësit në administratën shterërore, në të cilin ishin paraparë teste psikologjike për kandidatët të cilët duan të punojnë në administratë:

 Neni 43 paragrafi (1) – Me testin e personalitetit verifikohet përshtatshmëria e kandidatit për vendin e punës për të cilin apelon, përmes kalimit të testit të vlefshëm për shfrytëzim në Republikën e Maqedonisë i bazuar në modelin pesëfaktorësh të standardizuar me të cilin verifikohen tiparet sociale, aspektet e caktuara të integritetit të personalitetit, qasjes ka procesi i të mësuarit, si dhe tipare të tjera psikologjike në funksion të ekzekutimit të punëve dhe detyrave për kategorinë e përshtatshme në vendet e punës. (ky nen është fshirë prej Ligjit)

Ndryshimet e bëra në Ligjin për nëpunësit në administrat me të cilat shfuqizohen testet psikologjike, janë publikuar në “Gazetën Zyrtare” (nr. 11), me 18.01.2018, ndërsa hynë në fuqi ditën e tetë pas publikimit të tyre, gjegjësisht me 26 janar. Ndryshimet e përmendura dhe plotësimet e Ligjit për nëpunës në administratë është tekst i konsoliduar në këtë Ligj, janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike.

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button