Kumucakos: Takimi me Nimicin nuk e ul shqetësimin e Demokracisë së Re

Eliminimi i irredentizmit, emër i pranuar nga grekët, emër për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshim të Kushtetutës janë pikat që përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re i përmendi si të domosdoshme për zgjidhjen e emrit.

Pas takimit me Nimicin, Jorgos Kumucakos, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, tha se brifingu me mediatorin, për fat të keq nuk e ul shqetësimin e partisë opozitare. Pikërisht për këtë Kumucakos i konfirmoi pozicionet e Demokracisë së Re.

“Zgjidhja duhet të jetë një dhe e pandashme dhe të parashikojë: Së pari, eliminimin në të gjitha format të irredentizmit nga vendi fqinj. Së dyti, emër të pranueshëm nga grekët dhe së treti një emër për përdorim të përgjithshëm dhe nga të gjithë.

Siç njoftoi sot në mëngjes MIA, aktivitetet në Athinë, përfaqësuesi special i KB-së në bisedimet për emrin i filloi me takimin me përgjegjësin për punë të jashtme në partin opozitare Demokracia e Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button