Iran, pesë gra hoqën hixhabin në shenjë proteste

Pesë gra në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kanë mbajtur protestë kundër kodit të veshjes, gjegjësisht mbajtjes së hixhabit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë protestave të paradokohshme antiqeveritare në rrugët e Revolucionit në Teheran, një grua anonime hoqi hixhabin në shenjë proteste kundër kodit të veshjes.

Pas kësaj, sot afër vendit të njëjtë katër gra në mënyrë identike protestuan kundër rregullave që kanë të bëjnë me mbajtjen e hixhabit në Iran.

Protestë të parë të tillë mbajti iranianja Vida Mohaved në dhjetor të vitit 2017.

Aktivistja e njohur iraniane Nasrin Sotoudeh deklaroi se Mohaved, e cila ka qenë në paraburgim, të shtunën është lënë e lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button