Sulm me raketë në Kilis të Turqisë

Pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin, kanë realizuar një sulm me raketë në qytetin Kilis të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët në zonën rurale të Afrinit kanë lëshuar raketë në lagjen Shih Mehmet të Kilisit. Raketa e cila goditi dhe shpërtheu në një fushë ulliri, nuk shënoi lëndime në njerëz dhe as dëme në pronë.

Trupat e Forcave të Armatosura Turke (TSK) të vendosura në kufi iu përgjigjën terroristëve në Afrin, duke gjuajtur në objektivat e tyre me obusë të tipit Stuhia.

Në anën tjetër, që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” më 20 janar e deri më tani, në Kilis janë shkrepur 20 raketa, ku si pasojë kanë humbur jetën 21 persona, 2 prej tyre me prejardhje nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button