Rasti “Tanku”, gjykatësja e paralajmëroi Gruevskin që të mos vonohet në seancë

Gjykimi për rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale (PSP), ku i akuzuar është ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës ministri në MPB, Gjogo Popovski, për blerjen e mercedesit luksoz me vlerë prej 600.000 euro, është akuzuar për 12,13 dhe 16 shkurt,  njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka pranuar kërkesën e avokatit Bogolub Sofronievski për anulimin e seancës, pasi që nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitje, duke e pasur parasysh se edhe dje ka qenë i angazhuar si mbrojtës i Gjoko Popovskit.

Avokati i Gruevskit dhe Jankullovskës, Dimitar Dangov, megjithatë, dërgoi ankesë në lidhje me incizimin e seancës.

Në fillim të seancës, gjykatësja Kacarska e paralajmëroi Gruevskin që të mos vonohet në seancë, pasi që ai arriti në gjykatë 8 minuta më vonë se orari i caktuar.

Rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Gjithashtu, sipas PSP-së, ekziston dyshim i fuqishëm se i dyshuari i dytë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se vepron në mënyrë jo-ligjore gjatë tenderimit, megjithatë ka vendosur që të zgjedh kompaninë e cila e ka siguruar automjetin për 29.852.542 denarë dhe TVSH në sasi prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.7800 euro

Çfarë dëgjuam në përgjimet për Mercedezin luksoz?

Në “bombën” 31, të publikuar nga lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohen duke biseduar Jankullovska dhe Gruevski në të cilë kuptohet për blerjen e Mercedesin luksoz i paguar 575.000 euro.

Në bisedën e parë dëgjojmë se si Gruevski i jep urdhër Jankulloskës të fillojë procedurën e porosisë nëpërmjet MPB-së: “Të jetë përplot” dhe “prapa të ketë ekrane” kërkon Gruevski.

Ai thekson që për Mercedesin deri në përfundim të zgjedhjeve lokale (viti 2013), të blerë me para të qytetarëve, MPB të aktrojë se është angazhuar për nevojat e ministrisë, jo personalisht për të. Bëhet plani se kush “do ta drejtojë” makinën e re.

Dëgjojmë se si planifikohet tenderi, që vendimi për prokurim t’i jepet saktë firmës së caktuar, por dëgjojmë se punët kryhen deri në shkallë të lartë të fshehtësisë edhe në kabinetin e kryeministrit. “Pasi që është 100% elektronike ta bëjmë që të mos na fluturojë dikush tjetër” këshillon Jankulloska dhe specifikon se ka urdhëruar se si duhet të realizohet ankandi elektronik, transmeton Portalb.mk.

Gruevski ka bërë edhe skemë që të mos zbulohet se është blerë makina – do ta shfrytëzojë vetëm kur do të niset për në udhëtim, dhe nëse në destinacion e presin gazetarët, në kolonë do të jetë edhe Mercedesi i vjetër, andaj diku afër mbërritjes Gruevski do të zhvendoset në makinën e vjetër, që të mos ta shohin gazetarët.

Jankullovska – Mijallkov flasim për Mercedesin

Biseda tjetër për Mercedesin, është në mes Gordana Jankulloskës dhe shefit të atëhershëm për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkovit.

Mijallkov ka kuptuar se Mercedesi ka arritur, dhe dëshiron që ta shohë. Jankulloska i thotë se menjëherë e kanë fshehur në “garazhin e kryeministrit, e din, që të mos e shohin këtu te ne si në cirk”.

Makina luksoze me sistem zanor, klima për secilën ulëse, masazh, televizorë, nxehje të ulëseve, me vlerë prej 575.000 eurosh, nga “Mercedes” e ka marrë vozitësi i Jankulloskës, ndërsa nga kompania kanë thënë se lloje të atillë deri në atë moment nuk e kanë shitur askund në Evropën Juglindore.

KËSHTU DUKET MERCEDESI:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button