Nga ligji i Luftës tek çështja Çame, Rama: Jemi afër marrëveshjes me Greqinë

Pas kthimit nga samitit i Davos-it, kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur grupin e PS-së, ku ka bërë një përmbledhje të vizitës së.

Kryeministri bëri me dije se Shqipëria është shumë pranë arritjes së një marrëveshje historike me Greqinë, ku do nënshkruhet edhe një dokument partneriteti mes dy vendeve, duke i dhënë fund një konflikti disa vjeçar.

Në këtë dokument, Rama u shpreh se do t’i jepet zgjedhje disa prej çështjeve që kanë ngelur mes dy vendeve, siç është e ligjit të luftës, marrëveshja detare, çështja çame, etj.

“Jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu sikundër e shprehu publikisht edhe kryeministri grek. Pajtohem me përshtypjet se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është shumë afër. Natyrisht duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu gdhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, e duke vazhduar për tema që për ne kanë një rëndësi të veçantë, si marrëveshja për detin, si dhe garantimi i të drejtave të gjithë qytetarëve shqiptarë, sidomos atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lire dhe t papenguar nga historitë t e shkuarës. Si dhe për të pasur çdo të drejtë ligjore sa i takon pretendimeve të pronësisë.

Po kështu synohet lehtësimi i të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, në aspektin e burokracive, të lëvizjes, dhe besoj se përfundimi i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve përmes vënies në funksionim të vulës, dhe po ashtu përmes përfundimit të një marrëveshjeve mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, tha kryeministri Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button