Mësoni fëmijët të jenë të lumtur: Ja si të veproni në mënyrë shumë të lehtë!

E gjithë çfarë dëshirojmë është që fëmijët tanë të jenë të lumtur, dhe padyshim kjo shumë lehtë arrihet. Ishte njëherë një plak i urtë duke ecur rrugës, dhe po shijonte natyrën dhe ngjyrat e ndritshme të pranverës, shkruan Femra. Papritmas, ai pa një njeri që mbante një ngarkesë të madhe e të rëndë në shpinë. Këmbët e tij dridheshin teksa mbante peshën e rëndë.

“Pse e dënon veten për një punë të tillë të mundimshme dhe plot vuajtje?”, e pyeti plaku i urtë.

“Unë mundohem që fëmijët e mi dhe nipërit e mbesat të jenë të lumtur”, u përgjigj njeriu fatkeq. “Gjyshi im ishte vet i denuar gjithashtu me një jetë të vështirë dhe ai punonte për të mirën e babait tim, babai e bënte këtë për mua, dhe unë do të punoj shumë për të mirën e fëmijëve të mi”.

“A ka qenë ndokush i lumtur në familjen tuaj?”, pyeti plaku i urtë.

“Deri tani jo, por unë mendoj se fëmijët dhe nipërit e mi do të jenë të lumtur!”, u shpreh njeriu i vuajtur.

“Për fat të keq, personi analfabet nuk mund të mësojë të lexojë, ashtu sikur një pendë nuk mund të ngrit një shqiponjë!”, psherëtiu plaku i urtë.

“Së pari duhet të mësoni të jeni vet të lumtur, dhe pastaj të jeni në gjendje t’i mësoni fëmijët tuaj për lumturinë e tyre. Kjo do të jetë dhurata më e çmuar prej jush”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button