Shqipëri, Gati për protestë, të rinjtë e PD-së me një instalacion kurore

Teksa njerëzit kanë nisur të grumbullohen për protesën e mesditës, disa të rinj të PD-së kanë përdorur një instalacion si kurorë mbretërore.

Kurora është me diametër 2 metra, dhe në krye të saj është portreti i kryeministri Rama. Sipas të rinjve demokratë, kurora është simbol i asaj që Edi Rama ndërtoi në këto 5 vjet në Shqipëri, Mbretërinë e Krimit dhe të Drogës, transmeton Top Channel.

Në kurorë janë vendosur portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Kelment Balilit. Në krye të saj një gjethe hashashi.

Për të mbrojtur këta dhe nëpërmjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kane dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështohen hetimet”,thonë të rinjtë e PD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button