Festa e Pavarësisë: Rita Ora pranon të vijë në Kosovë, Dua Lipa kërkon para

Një dekadë shtet i pavarur dhe institucionet shtetërore kanë vendosur të bëjnë një festë të madhe në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj se organizatorët kanë kontaktuar dy këngëtaret me origjinë kosovare dhe famë botërore, Rita Orën dhe Dua Lipën për të përformuar në Prishtinë. Sipas burimeve të Expressit, Rita ka pranuar të vijë, ndërsa Dua ka kërkuar që të paguhet nëse duan ta dëgjojnë në Prishtinë më 17 shkurt.

Organizimi i 10 vjetorit të Pavarësisë nga Presidenca në dakordim të Qeverisë, ka filluar që në fund të vitit të kaluar, ani pse në një frymë aspak të përshtatshme politike për të festuar.

Mosliberalizimi i vizave dhe tendenca për t’i izoluar edhe më tutje qytetarët, duke provuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ishin ajo një nga dhuratat që po i falnin politikanët qytetarëve me rastin e 10 vjetorit të shtetësisë.

Për të zbutur këtë situatë u tha se do të ftonin këngëtarët me origjinë kosovare dhe me famë botërore, Dua Lipën dhe Rita Orën për të performuar në Prishtinë më 17 shkurt.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj se insiticionet vendore që po merrën me organizimin e manifestimit të 10 vjetorit të Pavarësisë kanë kontaktuar Rita Orën dhe Dua Lipën për të ardhur në Kosovë.

Të njëjtat burime tregojnë se Rita Ora ka pranuar të vijë dhe të këndojë pa para, ndërsa Dua Lipa ka kërkuar të paguhet me 200 mijë euro, nëse duan ta shohin në Prishtinë me datën 17 të këtij muaji.

Nga Presidenca nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj rreth ardhjes ose jo të këtyre dy yjeve botëore dhe për koston e gjithë organizimit të festës së Pavarësisë.

Deri më tani, Presidencës nuk i shkuan punët mirë me organizim. I dolën probleme me punën e llogos së 10 –vjetorit; të parën u desh  ta anulojnë për shkak se ishte plagjiaturë e një kompanie gjermane, ndërsa të dytën, që është edhe e fundit, autori e kishte bërë pothuajse të njëjtë me një llogo të mëhershme që ai i kishte bërë partisë BDI në Maqedoni. /Express/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button