Shoqata e Gjykatësve zgjodhi anëtarë të trupit për etikë

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme i zgjodhi anëtarët e Trupit këshillëdhënës për etikë gjyqësore.

Ky trup, siç informojnë nga Shoqata e Gjykatësve, është paraparë në suaza të Kodit për etikë gjyqësore  të gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe ka karakter këshillëdhënës për çështje të cilat kanë të bëjnë të shkeljes së parimeve të Kodit gjyqësor, transmeton MIA.

Trupi këshillëdhënës numëron shtatë anëtarë, ndërsa sot ishin zgjedhur gjashtë anëtarë nga kandidatët e propozuar përmes rrugës së prononcimit individual të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Lidhur me anëtarin e shtatë, të propozuar nga dega e Gjykatës Supreme e Republikës së Maqedonisë, Këshilli Drejtues në mënyrë plotësuese do të prononcohet, theksohet në kumtesën e Shoqatës.

Në seancën e sotme Këshilli Drejtues debatoi edhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për gjykatës dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshill Gjyqësor dhe në këtë rast anëtarët e Këshillit Drejtues i shprehën vërejtjet e tyre të cilat do të jenë pjesë e vërejtjeve që duhet të arrijnë nga dega e Shoqatës së Gjykatësve të RM-së, do të cilat do të dorëzohen deri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Siç theksohet në kumtesë, edhe në këtë seancë Këshillit Drejtues debatoi për pagat dhe çështjet e tjera statusore të gjykatësve dhe solli konkluzion që të ndërmerren aktivitete shtesë me qëllim të respektimit konsekuent të Ligjit për pagat e gjykatësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button