Sejdiu: Nuk jemi aq të fuqishëm sa me u prishë me gjithë botën

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu ka komentuar qëndrimin e ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj që Qeveria e Kosovës nuk i jep llogari, transmeton Klan Kosova.

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu ka komentuar qëndrimin e ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj që Qeveria e Kosovës nuk i jep llogari ambasadorëve për vendimet që merr, me theks të veçantë Gjykatën Speciale.

“Më së buti që mundem të interpretoj, them se nuk është aq diplomatike në kontekst të deklarimeve, sa i përket raporteve me miqtë tanë edhe që i kemi pasë miq edhe krahë nesh në ditët më të vështira”.

“Nuk besoj se jam as i pari as i fundit që kuptoj dhe them se këtyre miqve u kemi borxh shumë dhe ne si deputetë, si ekzekutiv u japim llogari qytetarëve tanë që na kanë zgjedhur. Njëkohësisht, ne nuk mund të ekzistojmë si ishull, jemi bërë shtet falë ndihmës jetike që na kanë dhënë këto shtete mike dhe duhet të jemi të kujdesshëm t’i ruajmë këto raporte”.

“Edhe në rastet kur mendojmë se po na ndërhyn në kompetenca, janë çështje që është më mirë të thuhen në deklarimet tona të brendshme se sa të thuhen publikisht sepse nuk i bën mirë as miqve tanë, por as Kosovës dhe qytetarëve tanë”.

Sejdiu që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në shtetet që janë stabile, ambasadorët nuk kanë kompetencat që kanë në Kosovë, por që sipas tij, Kosova ndryshon nga këto vende.

“A jemi ne shtet normal? Nëse i bën të gjitha matjet, ne nuk jemi shtet normal, nuk je shtet normal nëse ti nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare e nuk e zbaton atë dhe e shndërron në lojë politike të brendshme”.

“Nuk je shtet normal nëse ekzekutivi ta çon një marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend dhe jep mesazhe kundërthënëse, ku nuk ka marrëveshje të brendshme brenda pozitës dhe kërkon nga opozita që të kalojë çështjet e ndryshme në Kuvend”.

“Nuk është normale as gjërat që po ndodhin në arsim, shëndetësi, as fakti se kemi drejtësi jo funksionale  pra ka shumë gjëra që po na bëjnë shtet jo edhe aq normal”.

“Në shtete standarde dhe të zhvilluar, kompetencat e ambasadorëve, së pakuqëndrimet e tyre nuk janë aq të ashpra në publik por ne nuk jemi në rrethana si Norvegjia, Suedia ose shtet tjetër”.

“Jemi në fazën fillestare të dëshmimit të shtetësisë, ne vazhdimisht kërkojmë ndihmën e shteteve mike për ta zhvilluar dhe dërguar vendin drejt hapave pozitivë, qoftë sa i përket zhvillimet ekonomik ose anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”.

“Nuk jemi aq të fuqshën që me u prish me krejt botën, e ardhmja jonë varet prej tyre”.

 ambasadorëve për vendimet që merr, me theks të veçantë Gjykatën Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button