Profesori universitar, Dimitar Apasiev e kërcënon kryeministrin Zaev

Profesori i Universitetit të Shtipit, Goce Dellçev dhe anëtari i udhëheqësisë së të Majtës e paralajmëroi kryeministrin e vendit, Zoran Zaev se mund të përballet me dënim me burg prej 5 vite nëse e vendos Maqedoninë në pozitë të nënshtruar në lidhje me Greqinë, transmeton Portalb.mk.

Para takimit të djeshëm mes kryeministrave Zaev dhe Cipras në Davos të Zvicrës, Apasiev citoi bazë ligjore për ndjekje penale të kryetarit të qeverisë.

“Para takimit të sotëm mes Zaevit dhe Ciprasit të rikujtojmë nenin 308 të Kodit penal: “Qytetarët e Maqedonisë që do ta venë Republikën e Maqedonisë në pozitë të nënshtruar ose në varësi të ndonjë shteti tjetër do të dënohet me më së paku pesë vite burg””, shkroi Apasiev në profilin e tij në “Facebook”.

Apasiev në vitin 2009 së bashku me profesorin Shkariq dhe një grup studentësh është autor i librit që i shpjegon aspektet juridike dhe politike të çështjes së emrit.

Apasiev me paralajmërimet e tij aludon në mundësinë e kryeministrit Zaev që të arrijë marrëveshje të dëmshme për emrin me Greqinë dhe kështu të krijojë bazë për ndjekje penale.

Para dhjetë ditëve Zaev deklaroi se Maqedonia nuk ka linja të kuqe në kontestin me Greqinë.

Apasiev ishte kritikues i zjarrtë edhe i politikës së VMRO-DPMNE-së deri sa ishte në pushtet.

Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button