Inspektorati i hedh poshtë akuzat e spitalit “Sante Plus”

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), në lidhje me akuzat nga ana e spitalit “Sante Plus”, kumtojnë se veprimet e tyre janë në pajtueshmëri me ligjin dhe kompetencat ligjore, njofton Portalb.mk.

ISHSSH, dje kumtoi se ka konstatuar mangësi gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues në spital në lidhje me respektimin e rregullativës ligjore, pas së cilës është dhënë urdhër për ndalim të punës deri në mënjanimin e mangësive.

Nga ISHSSH i hedhin poshtë si manipulime akuzat e “Sante Plus” se “e kanë mbyllur spitalin me qëllim që t’ia prishin reputacionin”.

ISHSSH, thekson se, nuk ka për qëllim që të prish reputacionin e askujt, por sigurisht që edhe më tej do ta kryej detyrën e saj ligjore.

“Reagimet me të cilat komentohen kumtesat dhe veprimi i ISHSSH-së dhe paraqitja se dikush është i dëmtuar dhe viktimë, i vlerësojmë si kryerje të trysnisë së drejtpërdrejt në punën e Inspektorati. Duke e pasur parasysh që ende nuk është kryer mbikëqyrja inspektuese, por edhe mbikëqyrja profesionale, ju kishim lutur që të përmbaheni nga komentet arbitrare dhe përskaj asaj ju rikujtojmë se asgjë nuk do të ndikojë në konstatimin e gjendjes faktike, e cila është në interes të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Nga ISHSSH, theksojnë se nuk do të polemizojnë më tej nëpër media në lidhje me lëndën, por pas mbarimit të mbikëqyrjes nga ana e tyre, por edhe pas mbarimit të punës së Komisionit për mbikëqyrje profesionale të formuar nga Ministria e Shëndetësisë, do të dalin me deklaratë përfundimtare në lidhje me rastin.

Pas humbjes së jetës së lehonës nga Kërçova, mbyllet spitali “Sante Plus”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button