Lideri i PPE-së Zhozef Dol sheh gjasë për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), në një deklaratë për portalin Euroaktiv thotë se shpreson në rezultate konkrete nga bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Qëndrimet e tij nuk janë në një linjë me ata të partisë simotër të Demokracisë së Re, njofton Portalb.mk.

“Shpresoj që do të gjendet zgjidhje e pranueshme dhe e përshëndes hapjen e kësaj mundësie e cila mund të sjell rezultate konkrete”, deklaroi, Dol.

Vlerësimi i tij vjen pas takimit të djeshëm të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë në Davos.

Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras janë dakorduar për një sërë masash për vullnet të mirë. Sipas asaj që deklaroi Zaev, Qeveria e Maqedonisë, do t’i ndryshojë emrat e Aeroportit dhe Autostradës, të cilat janë quajtur Aleksandri i Madh, ndërkaq do të punojë edhe në ngritjen e besueshmërisë të marrëdhënieve bilaterale.

Euroaktiv nënvizon se deklarata e Dol nuk është në linjë me qëndrimin e Kirjakos Micatokis, liderit të Demokracisë së Re konservatore, e cila është pjesë e grupit të PPE-së.

Micotakis vlerëson se kontesti për emrin duhet të zgjidhet në ndonjë periudhë tjetër, me përgatitje më të mirë dhe pa “agjendë të fshehtë”, sikur po e zbaton tani qeveria aktuale majtiste e Sirizas. Cipras paralajmëroi konsultime edhe me opozitën greke gjatë këtij vikendi.

Ndërmjetësuesi për emrin, Nimic, konfirmoi se do t’i vizitojë Shkupin dhe Athinën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button