Vorë, treni përplas 18-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur rreth orës 8.00 në Vorë ku treni ka pëplasur një 18-vjeçare. Sipas informacionit paraprak , vajza është në gjendje të rëndë në spital, transmeton Top Channel.

“Në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasen S.B., 18 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.Drejtuesi J.N., është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, bën të ditur policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button