Në Çair janë pastruar 35 metra kub hedhurina ndërtimore

Komuna e Çairit i infromon qytetarët e saj se gjatë aksionit të fundit për pastrim ku të angazhuar kanë qenë 330 punëtorë, janë mbledhur 35 metra kub hedhurina ndërtimoredhe 120 metër kub mbeturina publike në teritorin  e kësaj komune, përcjell Portalb.mk.

Këto aksione të pastrimit Komuna e Çairit i ka realizuar në në koordinim me Qytetin e Shkupit, Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” dhe Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”.

Nga komuna informojnë që aksionet e tilla do të jetë praktikë e vazhdueshme dhe për këtë arsye në buxhetin e Komunës së Çairit janë planifikuar mjete të caktuara për pastrimin e deponive të egra si dhe bashkëpunim ende më të thellë me ndërmarrjen publike “Parqet dhe gjelbërimet” dhe ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale”. Qëllimi ynë i përbashkët është ta bëjmë Çairin ndër komunat më të pastërta të Qytetit të Shkupit, thuhet në njoftimin për media nga Komuna Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button