Qeveria do të japë bursa për studimet për mësues të shkollave fillore

Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria dje miratoi informacionin për futjen e bursave të reja për studentët – stafi mësimor për arsimin fillor nga viti i parë i studimeve  në vlerë prej 6000 denarësh, njofton Portalb.mk.

Pavarësisht kësaj mase për përparimin e cilësisë së personelit arsimor në arsimin fillor, Qeveria dje me propozim të MASH miratoi Programin për standardin e nxënësve dhe studentëve për vitin 2018, dhe Programin për veprimtari kërkimore-shkencore për këtë vit, si dhe programet për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të mesme dhe fillore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës para anëtarëve të Qeverisë dorëzoi një Propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për librat shkollore për arsimin të mesëm dhe fillor. Propozim-ligji i referohet mundësisë së korrigjimit të shpejtë të gabimeve të identifikuara në librat shkollore, si dhe mundësisë në konkurset për librat shkollore, përveç autorëve vendore të marrin pjesë edhe botuesit që do të propozojnë libra shkollore të përshtatura nga jashtë, nëse përmbushin kriteret e MASH-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button