Kryeprokurori Joveski: Të mos kryhet trysni për rastin e Almir Aliut

Prokurori publik i Maqedonisë, Lubomir Joveski, nëpërmjet një kumtese ka apeluar deri te partitë politike që të mos kryejnë trysni, gjegjësisht të mos përzihen në punën e tij në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu, për të cilin dje u mbajt protestë për shkak se prokurorët e lëndës duan ta rikualifikojnë lëndën nga “vrasje” në “aksident trafiku”, njofton Portalb.mk.

“Apeloj deri te partitë politike të mos kryejnë trysni dhe të mos përzihen në kryerjen e punës së Prokurorisë Publike, ashtu siç është rasti këto ditë. Prokurorët punën e tyre dhe vendimet i sjellin dhe do t’i sjellin vetëm në bazë të dispozitave të ligjit dhe dëshmive. Ju garantoj se për ngjarjen tragjike, në të cilën jetën e ka humbur katër vjeçari Almir Aliu, do të veprohet në mënyrë jo-selektive, jo të anshme, profesionale dhe në bazë të ligjit. Gjithashtu, apeloj që gjatë komentimit dhe vlerësimit të ngjarjes penale, të merren parasysh të gjitha dëshmitë dhe faktet nga tërë ngjarja. Vetëm me analizë të plotë të dëshmive mund të konstatohet lartësia materiale dhe përgjegjësia penale”, shkruan Joveski.

Ai shton “me ardhjen e tij në funksionin e prokurorit publik të Maqedonisë, ka premtuar se vendimet nuk do të miratohen në bazë të dëshirave të shtabeve partiake dhe qendrave të fuqive”.

“Profesionalizimi dhe kthimi i besimit në Prokurori, më janë parimet themelore gjatë kryerjes së kësaj detyre. Partitë politike, pa dallim, nëse janë në pushtet ose opozitë, pa dallim të përkatësisë etnike, janë zotuar se do t’i largojnë duart nga Prokuroria dhe do ta respektojnë pavarësinë e saj dhe do të punojnë për reforma të vërteta në sistemin gjyqësor. Për atë, kërkoj edhe në rastin e këtyre ditëve që po e vërshon opinionin, të veprojnë në pajtueshmëri me parimet e shkruara dhe të thëna publikisht. Partitë politike, nëse kanë dyshim ose kanë vërejtje në punën tonë profesionale mund të kërkojnë shkarkimin tim. Derisa e kryej funksionin e prokurorit publik, kryerësit do të trajtohen në bazë të fakteve dhe kryerjen e veprës penale, dhe jo në bazë të përkatësisë etnike ose partiake”, thotë Joveski.

 

Me heshtje dhe lule për Almir Aliun: Të mos rikualifikohet vepra penale (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button