Komuna e Çairit do të bëjë krasitjen e drunjëve në disa rrugë, largoni veturat

Komuna e Çairit njofton se nga dita e sotme dhe deri në ditën e mërkurë (22.01.2018 – 24.01.2018) me fillim në ora 08:00 përgjatë këtyre tre ditëve do të realizohet aksioni për krasitjen e drunjve përgjatë rrugës Kemal Sejfulla nga të dyja anët dhe nga udhëkryqi i rrugës “Xhon Kenedi” deri në udhëkryqin e rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”.

“Aksioni realizohet në bashkëpunim me NP “Parqet dhe gjelbërimet” dhe NP “Parkingu i Qytetit” që do të bëjë zhvendosjen e veturave të parkuara përgjatë kësaj zone. Qëllimi i aksionit është të bëhet krasitja e degëve të drunjve të gjelbërimit publik që e pengojnë ndriçimin në orët e natës dhe nuk e ndriçojnë mjaftueshëm rrugën dhe shtigjet për këmbësorë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button