Vdekja e lehonës nga Kërçova, foshnja në gjendje të rëndë
Foshnja e lindur ditë më parë, nëna e së cilës humbi jetën gjatë lindjes, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Që nga dita e enjte foshnja është nën kujdes intensiv në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup me dëmtime të rënda të organeve të frymëmarrjes, zemrës dhe gjakderdhje në tru. Nga Klinika e Fëmijëve foshnja do të mbahet edhe për disa ditë nën kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrje të lartë të mjekëve, njofton Alsat-M.
Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision të posaçëm për zbardhjen e vdekjes së lehonës pak ditë më parë në spitalin privat „Sante Plus“. Megjitha akoma nuk janë bërë publike rezultatet e e para të këtij Komisioni, që do të çonin edhe në zbardhjen e plotë të tragjedisë.
Të enjten gjatë lindjes së foshnjës me prerje cezariane, 31 vjeçarja Dëbora Xhambazi nga Kërçova humbi jetën, si pasojë e komplikimeve gjatë marrjes së anestezionit. Tentimet për ta mbajtur në jetë sipas spitalit ku ka ndodhur ngjarja kanë zgjatur më shumë se gjysmë ore por kanë qenë të kota.