Ahmeti: Ka frymë pozitive rreth ngërçit të emrit, vizita e Stoltenberg ftesë për në NATO

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në emisionin “200” në Alsat-M, ka potencuar se ka frymë pozitive rreth ngërçit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë.

“Ky problem është tanimë mbi 20 vite që qëndron si gur në qafë të Maqedonisë për proceset integruese. Ne i kemi inkurajuar palët t’i tejkalojnë dallimet dhe t’i kthehen racionaliteteit. Duket se emocionalisht janë tejkaluar dallimet dhe e rëndësishme për Maqedoninë është të gjejë zgjidhe të pranueshme, pasi ky problem ishte pengesa për antarëimin e vendit në NATO dhe BE”, tha ai.

Sa i takon çështjes së optimizmit se do të gjendet zgjidhje për emrin, Ahmeti tha se pret të arrihet një mirëkuptim për emrin.

“Ne duhet të jemi ata që duhet të inicojmë zgjidhje të problemit, pasi pala greke nuk ka presion të brendshëm e as që pret të integrohet sepse është në BE dhe NATO, pavarësisht krizës ekonimike që ka pasur. Domosdoshmëri është te ne të gjendet zgjidhje, forcë që do të sjellë pastaj siguri, stabilitet. Për këtë duhet të kontribuojnë edhe vendet e rajonit, pasi me Maqedoni stabile, edhe rajoni i Ballkanit Perendimor do të kishte qenë në rrugën e duhur. Të vetmit emra që nuk janë të pranueshëm për shqiptarët janë “Maqedonia Sllave” dhe “Maqedonia Kombëtare”, shtoi më tej lideri i BDI-së, Ahmeti.

Për të pasur një zgjidhje të pranueshme, tha se duhet të pajtohet edhe opozita dhe se duhet pajtim mes popujve, shqiptarëve dhe maqedonasve. Gjithçka duhet mirëmenaxhuar, shtoi Ahmeti dhe se duhet kontakte edhe me opozitën. Sipas Ahmetit nuk duhet të përjashtohet as presidenti Ivanov në këtë drejtim.

“Ka pasu takime e bisedime. Edhe ne si BDI kemi tentuar të kemi bisedime me të gjitha palët, por kemi vërejtur se ka dallime të mëdha mes partive maqedonsë. Është në dobi të të gjithve që këto dallime të lihen anash dhe të investojmë të gjithë për gjetjen e një kompromisi. Do të ishte mirë për vendin për proceset euro-integruese. Pasi dihet se nëse Maqedonia e zgjidh problemin e emrit, Maqedonia do të marrë ftesë për antarësim në NATO dhe mund të fillojë bisedimet pët antarësim në BE”, shtoi më tej Ahemti.

Duke komentuar ardhjen e sekretarit të NATO-s Jans Stoltenberg nesër në Maqedoni, Ahmeti tha se se vetë vizita e Stoltenberg është sinjal pozitiv dhe përshpejton arritjen e një zgjidhje për emrin dhe është mesazh pozitiv drejt hapit të parë të Maqedonia të marrë ftesë për në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button